Turqit në Europë fillojnë votimin për referendumin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47720-turqit_në_europë_fillojnë_votimin_për_referendumin
Qytetarët turq në 6 vende të Europës kanë filluar të votojnë për referendumin për pushtetin e presidentit, fushata për të cilin ka nxitur reagime ndërkombëtare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 27, 2017 14:41 Europe/Tirane
  • Turqit në Europë fillojnë votimin për referendumin

Qytetarët turq në 6 vende të Europës kanë filluar të votojnë për referendumin për pushtetin e presidentit, fushata për të cilin ka nxitur reagime ndërkombëtare.

Votuesit po zgjedhin nëse ta kthejnë Turqinë nga një republikë parlamentare në një republikë presidenciale, duke fuqizuar kështu pushtetin e presidentit Recep Tayyip Erdogan.  Rreth 3 milionë persona kanë të drejtën e votës jashtë Turqisë, thuajse gjysma e të cilëve jetojnë në Gjermani.  Por tubimet politike për këto zgjedhje u bllokuan në vende të ndryshme të BE-së, duke shkaktuar një përplasje verbale mes Turqisë dhe fqinjëve të saj europianë.  Vetë presidenti Erdogan akuzoi qeverinë holandeze dhe atë gjermane, duke i krahasuar me veprimet e nazistëve.  Ndërsa në Zvicër, një miting në mbështetje të votës “JO” u mbajt të dielën në Bernë, në të cilin morën pjesë disa mijëra vetë, përfshirë protestues kurdë. Ministria e Jashtme turke, që thirri për sqarime diplomatët zviceranë në Ankara, ka deklaruar se protesta ishte organizuar nga subjekti i paligjshëm politik, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit. Partia në fjalë konsiderohet një organizatë terroriste nga Turqia, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara, por jo nga Zvicra. Dy ditë më parë autoritetet zvicerane deklaruan se po hetonin për përgjime të kryera ndaj qytetarëve turq që jetojnë në Zvicër, që janë kritikë të regjimit të Erdogan.