Referendumi për ndryshimin e Kushtetutës së Turqisë u zhvillua në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47748-referendumi_për_ndryshimin_e_kushtetutës_së_turqisë_u_zhvillua_në_evropë
Shtetasit turq me qëndrim në Gjermani të hënën kanë marrë pjesë në referendumin për ndryshimin e Kushtetutës së Turqisë duke shkuar pranë kutive të votimit në konsullatat e Turqisë në këtë vend.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 28, 2017 03:35 Europe/Tirane
  • Referendumi për ndryshimin e Kushtetutës së Turqisë u zhvillua në Evropë

Shtetasit turq me qëndrim në Gjermani të hënën kanë marrë pjesë në referendumin për ndryshimin e Kushtetutës së Turqisë duke shkuar pranë kutive të votimit në konsullatat e Turqisë në këtë vend.

Agjencia e lajmeve Reuters njofton se në Gjermani jetojnë rreth 3 milionë shtetas turq duke përfshirë edhe rreth 800 mijë kurdë. Rreth 1.4 milionë e tyre plotësojnë kushtet për të marrë pjesë në referendumin për ndryshimin e Kushtetutës. Shtetasit turq me qëndrim në 57 vende të botës duke përfshirë edhe gjashtë vende të Evropës si Gjermaninë, Austrinë, Belgjikën, Francën, Zvicrën dhe Danimarkën, ditën e hënë kanë shkuar pranë qendrave të votimit që hapura në konsullatat e Turqisë në këto vende për të marrë pjesë në referendumin për ndryshimin e Kushtetutës së Turqisë. Referendumi për ndryshimin e Kushtetutës së Turqisë ka filluar në vendet evropiane në kohën kur Ankaraja ditëve të fundit po përballet me tensione të mëdha në marrëdhëniet e saj me Evropën. Thuhet se rreth 2.5 milionë turq në Evropë plotësojnë kushtet për të marrë pjesë në këtë referendum. Vlen të theksohet se ky referendum brenda në Turqi do të zhvillohet më 16 prill. Në rast se ndryshimi i Kushtetutës së Turqisë konfirmohet me këtë referendum, atëherë Rexhep Taip Erdogan mund të kandidojë për president të këtij vendi edhe për dy mandate të tjera do të thotë deri në vitin 2029.