Marrëveshja bërthamore fuqizoi Iranin dhe ka vështirësuar sanksionet
Niky Hally, përfaqësuese e SHBA në OKB, duke deklaruar se marrëveshja bërthamore e ka fuqizuar Iranin dhe e ka vështirësuar sanksionimin e këtij vendi, shtoi se anëtarët e KS të OKB e përkrahin marrëveshjen bërthamore me Teheranin dhe nuk po bashkëpunojnë me Uashingtonin.
Siç raporton agjencia e lajmeve IRNA, Niky Hally duke folur në konferencën vjetore të AIPAC, deklaroi: "Ju mund ta sanksionin një vend, por kur hiqen sanksionet nuk është e lehtë që ato të vendosen përsëri". Duke ju drejtuar qindra sionistëve pjesëmarrës në këtë konferencë, Niky Hally tha: "Për fat të keq në KS të OKB janë të shumtë ata që e përkrahin marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe unë nuk e kuptoj pse është kështu. Kjo është e tmerrshme!" Në vazhdim ajo shtoi: "Marrëveshja bërthamore me Iranin vetëm sa fuqizoi Iranin dhe Rusinë, por ne do vazhdojmë të vëzhgojmë çdo lëvizje të Iranit".