Amerika Anglia dhe Franca kundërshtojnë çarmatimin bërthamor
Asambleja e Përgjithshme e OKB në muajin dhjetor 2016, me 113 vota pro, 35 kundër dhe 13 abstenim, miratoi një rezolutë për fillimin e procesit të çarmatimit bërthamor duke e kthyer në obligim këtë proces, por ambasadorja e SHBA në OKB deklaroi se Amerika, Anglia dhe Franca nuk do të marrin pjesë në bisedimet për fillimin e procesit të çarmatimit bërthamor.
Niky Hally, përfaqësuese e SHBA në OKB, tha se këto tre vende do të vazhdojnë të mbeten të angazhuara ndaj traktatit për ndalimin e prodhimit dhe përhapjes së armëve bërthamore NPT. Përfaqësuesi anglez në OKB deklaroi se Londra është e mendimit se bisedimet për çarmatimin bërthamor nuk do të sjellin ndonjë progres në procesin e çarmatimit, ndërsa ambasadori francez në OKB tha se aktualisht rrethanat e sigurisë nuk janë të përshtatshme për fillimin e çarmatimit bërthamor.