Kina i dërgon notë proteste Francës
Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës ka thirrur një diplomat francez dhe i ka dorëzuar atij një notë proteste në reagim ndaj vrasjes së një shtetasi kinez në Paris të Francës.
Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës ka thirrur një diplomat francez dhe i ka dorëzuar atij një notë proteste në reagim ndaj vrasjes së një shtetasi kinez në Paris të Francës. Ndërkohë rreth 150 kinezë, rezidentë në Paris kanë protestuar mbrëmë para stacionit të policisë së qarkut 19 në kryeqytetin francez pas vrasjes së Liu Shaoyo nga oficerët e policisë në shtëpinë e tij të dielën. Ngjarja erdhi pas një alarmi për dhunë dhe sherr në një familje, ku sektori i anti krimit i është përgjigjur thirrjes. Por kur kanë mbërritur në apartamentin në fjalë, sipas informacioneve, Shaoyo thuhet se kishte kërcënuar një oficer me një palë gërshërë. Komuniteti kinez ka shpërthyer në protesta dhe përpleshje kundër policisë, duke qëlluar ndaj efektivëve me shishe dhe Molotov.