Deputetët skocezë votojnë pro referendumit të ri për pavarësi
Mars 28, 2017 15:49 Europe/Tirane
Deputetët skocezë votuan sot pro vendimit, që ia lejon kryeministres Nikola Sturgeon që të paraqesë kërkesë zyrtare te Qeveria britanike, për të mbajtur një referendum të ri për pavarësinë e Skocisë, përpara fillimit formal të procesit të largimit të Britanisë nga BE-ja.
Pro aplikimit për mbajtjen e referendumit të ri, votuan 69 deputetë, ndërsa 59 ishin kundër, raporton AFP.
Tags