Vazhdon tensioni mes Turqisë dhe BE
Mars 29, 2017 03:58 Europe/Tirane
Referendumi i kërkuar nga Erdogani për negociatat e anëtarësimit në BE do të thoshte fundin e perspektivës evropiane dhe pranimin e realitetit politik në raportet BE-Turqi.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tani ka bërë të ditur në një prej paraqitjeve të shumta kundër Bashkimit Evropian, se po e mendon edhe mundësinë e kërkesës së një referendumi lidhur me negociatat e anëtarësimit në BE. Natyrisht pas referendumit për ndryshimet kushtetuese më 26 prill, me të cilin pretendon të forcojë edhe më shumë pushtetin e tij. Kërcënimi i formuluar është shumë i qartë: populli turk do të mund të kërkonte ndërprerjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Tags