Dy ish-gjimnaste amerikane janë abuzuar seksualisht
(last modified Wed, 29 Mar 2017 10:30:30 GMT )
Mars 29, 2017 12:30 Europe/Tirane
  • Dy ish-gjimnaste amerikane janë abuzuar seksualisht

Dy ish-gjimnaste amerikane në Senatin e Amerikës kanë dëshmuar se funksionarët e sportit të Amerikës kanë abuzuar seksualisht me ato.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Jesica Haward dhe Jamie Dantzscher, dy ish-gjimnaste amerikane, të martën në mbledhjen e komitetit gjyqësor të Senatit që shqyrtonte ligjet për mbështetjen dhe mbrojtjen e sportistëve të rinj, kanë dëshmuar se Larry Nassar, ish-mjeku i ekipit të gjimnastikës së Amerikës, ka abuzuar seksualisht me ato. Larry Nassar ishte mjek i ekipit të sportistëve olimpik në ekipin e gjimnastikës së Amerikës, ishte edhe punonjës i Universitetit Shtetëror të Michiganit, por që nga dhjetori i vitit të kaluar ndodhet nën arrest. Stiv Peny, kryetari i Federatës së Gjimnastikës së Amerikës, të hënën e kaluara ka dhënë dorëheqje për shkak të këtij skandali.

Tags