Turqia e shqetësuar nga flamuri i Kurdistanit në Kirkuk
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47856-turqia_e_shqetësuar_nga_flamuri_i_kurdistanit_në_kirkuk
Ministria e Jashtme e Turqisë e ka cilësuar shqetësues dhe të papranueshëm vendimin e Këshillit Lokal të qytetit Kirkuk për përdorimin e flamurit të Kurdistanit së bashku me flamurin e Irakut në të gjitha ndërtesat qeveritare të  këtij qyteti.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 29, 2017 14:54 Europe/Tirane
  • Turqia e shqetësuar nga flamuri i Kurdistanit në Kirkuk

Ministria e Jashtme e Turqisë e ka cilësuar shqetësues dhe të papranueshëm vendimin e Këshillit Lokal të qytetit Kirkuk për përdorimin e flamurit të Kurdistanit së bashku me flamurin e Irakut në të gjitha ndërtesat qeveritare të  këtij qyteti.

Siç njofton gazeta turke Yeni Shafak, Ministria e Jashtme e Turqisë, këtë veprim e cilësoi në kundërshtim me Kushtetutën e Irakut dhe theksoi se çdo veprim i njëanshëm në Kirkuk do të dëmtojë klimën e mirëkuptimit dhe tolerancës në këtë qytet verior të Irakut. Ribvar Talebani, kryetar i Këshillit guvernativ të Kirkukut, vendosi për përdorimin e flamurit të Kurdistanit së bashku me flamurin e Irakut në të gjitha ndërtesat qeveritare të  këtij qyteti, ndërsa përfaqësuesit arabë dhe turkmenë e braktisën takimin në shenjë proteste ndaj këtij vendimi që sipas tyre, bie ndesh me Kushtetutën e Irakut.