Vatikani kritikon qëndrimin e Trump për ndryshimet klimatike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i47962-vatikani_kritikon_qëndrimin_e_trump_për_ndryshimet_klimatike
Selia e Shenjtë ka kërkuar nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump që të rishqyrtojë qëndrimin rreth ndryshimeve klimatike.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 31, 2017 07:56 Europe/Tirane
  • Vatikani kritikon qëndrimin e Trump për ndryshimet klimatike

Selia e Shenjtë ka kërkuar nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump që të rishqyrtojë qëndrimin rreth ndryshimeve klimatike.

Vatikani pohon se SHBA-të po rrezikojnë që Kina të marrë rol udhëheqës në mbrojtjen e mjedisit. Kardinali Piter Turkson deklaroi se urdhri i Trump për heqjen e rregullores së ish-presidentit Barack Obama për ndryshime klimatike dhe politika aktuale e migracionit të SHBA-ve paraqesin sfidë të madhe për Vatikanin. “Do të dëgjojmë edhe mendimet e politikanëve tjerë, gjë e cila shpresojmë se do të bëjë që Trump të rishikojë disa nga vendimet e veta”, ka thënë kardinali Turkson.