Juncer: Nëse Trump është pro brexit, do mbështes pavarësinë e Teksasit
‘Nëse Trump mbështet largimin e Britanisë dhe vendeve të tjera nga BE-ja, unë do të filloj të mbështes largimin e Ohajos dhe Teksasit nga Shtetet e Bashkuara’.
Kështu është shprehur gjatë samitit të Partive Popullore Evropiane, presidenti i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, në një replikë në distancë me liderin aktual të Uashingtonit. Junker theksoi se Brexit nuk nënkupton fundin e BE-së dhe se tashmë është e rëndësishme që vendet e mbetura anëtare të ruajnë unitetin. Mbështetja e shfaqur nga Presidentit Donald Trump për daljen e Britanisë nga BE-ja me sa duket nuk është pritur mirë nga Presidenti i Komisionit Evropian, Zhan Klod Juncker, i cili gjatë samiti të PPE-së, ka deklaruar se nëse lideri i Uashingtonit do të vijojë në këtë mënyrë, atëherë kreu i KE-së do të fillojë të mbështesë pavarësinë e Ohios dhe Teksasit nga Shtetet e Bashkuara. Në ligjëratën e tij, Juncker u shpreh se ‘brexit nuk është fundi i Bashkimit Europian’, por shtoi se thirrja që Trump u ka bërë shteteve të tjera, duke i nxitur të ndjekin shembullin e Britanisë, nuk është diçka pozitive. “Brexit nuk është fundi. Megjithatë, ka shumë persona që kjo gjë u duket e mrekullueshme. Në një kontinent tjetër, një President i zgjedhur së fundmi ishte mjaft i kënaqur se Britania po largohet nga Bashkimi Evropian, dhe ka inkurajuar edhe vendet e tjera që të veprojnë njësoj. Megjithatë, nëse kjo situatë do të vazhdojë kështu, unë do fillojë të inkurajojë pavarësinë e Ohios dhe daljen e Teksasit nga Shtetet e Bashkuara.” Më tej, Junkcer theksoi rëndësinë e ruajtjes së unitetit në këtë moment të vështirë për Bashkimin Evropian.