Vritet një funksionar i lartë i sigurisë në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48012-vritet_një_funksionar_i_lartë_i_sigurisë_në_ukrainë
Siç bën të ditur agjencia e lajmeve IRNA, një funksionar i lartë i sigurisë së Ukrainës është vrarë sot (e premte) pas shpërthimit të një autobombe në lindje të vendit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 31, 2017 15:20 Europe/Tirane
  • Vritet një funksionar i lartë i sigurisë në Ukrainë

Siç bën të ditur agjencia e lajmeve IRNA, një funksionar i lartë i sigurisë së Ukrainës është vrarë sot (e premte) pas shpërthimit të një autobombe në lindje të vendit.

Vasili Gritsak, kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës deklaroi se kolonel Aleksandar Kharabriush, oficer i lartë i këtij institucioni, është vrarë gjatë shpërthimit të autobombës në portin Mariupol në brigjet e Detit Azov. Ky port ndodhet nën kontrollin e ushtrisë së Ukrainës në rajonin Donetsk. Kjo vrasje ndodh në një kohë kur qeveria e Kievit dhe separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës kanë shpallur një armëpushim duke filluar nga dita e nesërme (1 Prill).