SHBA e shqetësuar për veprimet e Rusisë në Afganistan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48020-shba_e_shqetësuar_për_veprimet_e_rusisë_në_afganistan
Sekretari amerikan i mbrojtjes, Jim Mattis, ka shprehur shqetësim për aktivitetet e Rusisë në Afganistan dhe bashkëveprimin e saj me grupin militant taliban.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 31, 2017 15:52 Europe/Tirane
  • SHBA e shqetësuar për veprimet e Rusisë në Afganistan

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Jim Mattis, ka shprehur shqetësim për aktivitetet e Rusisë në Afganistan dhe bashkëveprimin e saj me grupin militant taliban.

“Ne kemi parë aktivitet të Rusisë në raport me talibanët”, tha sot Mattis në një konferencë për gazetarë në Londër. “Nuk kam gatishmëri të them në këtë pikë nëse kjo manifestohet me armatim dhe gjëra të llojit të këtillë, por, sigurisht, ajo që ata bëjnë atje në dritën e aktiviteteve të tjera të tyre, na ka bërë që ne të kemi shqetësim”, tha Mattis. Këto komente janë bërë pasi gjenerali amerikan, Curtis Scaparrotti, komandant suprem i forcave të NATO-s në Evropë, i tha një komiteti të Senatit amerikan, më 23 mars, se ai ka parë dëshmi të përpjekjeve në rritje të Rusisë, për të ndikuar në talibanët dhe “me gjasë bile edhe për ta furnizuar” grupin militant. Moska i ka hedhur poshtë pohimet se i ndihmon talibanët, të cilët luftojnë kundër qeverisë afgane dhe ka deklaruar se Rusia është donatori më i madh i armatimeve për qeverinë e Kabulit.