Senatorët kërkojnë zbatimin e plotë të sanksioneve kundër Penianit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48078-senatorët_kërkojnë_zbatimin_e_plotë_të_sanksioneve_kundër_penianit
Senatorët amerikanë i kanë kërkuar Departamentit amerikan të Shtetit dhe Departamentit të Thesarit të zbatojnë plotësisht sanksionet e reja kundër Koresë së Veriut, pas kërcënimeve raketore dhe bërthamore të Penianit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 01, 2017 15:29 Europe/Tirane
  • Senatorët kërkojnë zbatimin e plotë të sanksioneve kundër Penianit

Senatorët amerikanë i kanë kërkuar Departamentit amerikan të Shtetit dhe Departamentit të Thesarit të zbatojnë plotësisht sanksionet e reja kundër Koresë së Veriut, pas kërcënimeve raketore dhe bërthamore të Penianit.

Drejtori i sektorit të Azisë në Komitetin për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin amerikan Cory Gardner, deklaroi se anëtarët e këtij komiteti i kanë dërguar një letër sekretarit të DASH Rex Tillerson dhe sekretarit të Thesarit Steven Manuchin, ku theksojnë nevojën e zbatimit sa më shpejtë të sanksioneve të reja të SHBA dhe OKB  kundër Penianit.