480 palestinezë të arrestuar gjatë muajit mars
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48092-480_palestinezë_të_arrestuar_gjatë_muajit_mars
Qendra e studimore mbi të burgosurit palestinez bëri të ditur se edhe gjatë muajit mars regjimi izraelit ka vazhduar arrestimet masive të palestinezëve dhe gjatë këtij muaji ka arrestuar 480 palestinezë mes të cilëve edhe 75 fëmijë dhe 16 gra.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 02, 2017 08:26 Europe/Tirane
  • 480 palestinezë të arrestuar gjatë muajit mars

Qendra e studimore mbi të burgosurit palestinez bëri të ditur se edhe gjatë muajit mars regjimi izraelit ka vazhduar arrestimet masive të palestinezëve dhe gjatë këtij muaji ka arrestuar 480 palestinezë mes të cilëve edhe 75 fëmijë dhe 16 gra.

Në bazë të raportit të kësaj qendre, 17 prej këtyre personave janë arrestuar në Rripin e Gazës dhe mes tyre figurojnë edhe aktivistë të mediave. Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë muajit mars 500 të burgosur palestinezë janë dënuar me burgim të përjetshëm. Regjimi okupator izraelit nëpërmjet valës së gjerë të arrestimeve, synon të dobësojë vullnetin e të rinjve palestinezë për të rezistuar përball politikave pushtuese dhe kolonizuese të regjimit të Tel Avivit.