Deklarata e Putinit për shpërthimin në Shën Petersburg
Të gjitha shkaqet e mundshme për shpërthimin në metronë e Shën Petersburgut janë duke u konsideruar të mundshme, duke përfshirë edhe ato të lidhura me terrorizmin, ka thënë presidenti rus, Vladimir Putin, shkruajnë mediat e huaja.
“Zbatimi i ligjit dhe forcat speciale janë duke punuar në këtë çështje dhe do të bëjnë gjithçka për të dalë me rezultate rreth asaj që ndodhi dhe të japin një vlerësim të plotë rreth kësaj”, ka thënë Putin. Sipas mediave të huaja, shpërthimi ka ndodhur në mes të stacionit Sennaya Ploshchad dhe Institutit Tekhnologichesky rreth orës 14:40 sipas kohës lokale, kanë thënë nga Komiteti Kombëtar i Anti-terrorizmit në Rusi. Sipas autoriteteve, shpërthimi që shkaktoi disa të vdekur u shkaktua nga një pajisje shpërthyese ende e paidentifikuar, duke shtuar se të gjitha stacionet e metrosë në Shën Petersburg janë mbyllur. Sipas mediave të huaja, nga shpërthimit kanë mbetur të vdekur rreth 10 persona. Por këto nuk janë pasojat e vetme të shpërthimit të ndodhur në një tren në metronë e këtij qyteti. Sipas mediave të huaja, edhe mbi 50 persona të tjerë kanë pësuar lëndime nga shpërthimi.