Erdogan: Ne e kemi nisur këtë udhëtim duke veshur qefinin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48202-erdogan_ne_e_kemi_nisur_këtë_udhëtim_duke_veshur_qefinin
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një fjalim në Qendrën Kulturore Ataturk në Ankara tha: “Një pankartë e madhe para parlamentit të Zvicrës…Një armë e drejtuar mbi kokën time në fotografi. Çfarë thotë? ‘Vriteni Erdoganin’.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 03, 2017 12:39 Europe/Tirane
  • Erdogan: Ne e kemi nisur këtë udhëtim duke veshur qefinin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një fjalim në Qendrën Kulturore Ataturk në Ankara tha: “Një pankartë e madhe para parlamentit të Zvicrës…Një armë e drejtuar mbi kokën time në fotografi. Çfarë thotë? ‘Vriteni Erdoganin’.

Ju të pagdhendur, mos vallë Erdogani do të vdesë me thënien tuaj? Ne e kemi nisur këtë udhëtim duke veshur qefinin. Do të bëhet ajo që Krijuesi ynë dëshiron. As më parë dhe as më mbrapa. A mos vallë ju kujtoni se do të merrni ndonjë gjë nga lavdia, madhështia e Turqisë duke shëtitur në ato rrugë partinë socialiste, PKK-në, organizatat e majta terroriste dhe duke i ofruar atyre mbrojte me policët tuaj? Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan vijoi me deklaratat “bombë”, dhe ka thënë se vendi i tij nuk do të futet kurrë në Bashkimin Europian sepse nuk është i krishterë. Erdogan tha se takimi i përfaqësuesve të BE-së me Papa Françeskun, ishte prova më e mirë se unioni është organizatë e krishterë. “Të gjithë liderët e vendeve të BE-së shkuan në Vatikan dhe e dëgjuan Papën në mënyrë nënshtruese. E kuptoni tani pse ata nuk e pranojnë Turqinë në BE tash e 54 vite?”, ka thënë Erdogan. BE-ja është një organizatë e kryqëzatës, deklaroi më tej kreu i shtetit turk.