Sulmi në Rusi, akt terrorist
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48206-sulmi_në_rusi_akt_terrorist
Komiteti Hetues i Rusisë ka nisur një hetim për terrorizëm ndaj shpërthimit të sotëm në një stacion treni në qytetin e dytë më të madh rus, Shën Petersburg.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 03, 2017 14:50 Europe/Tirane
  • Sulmi në Rusi, akt terrorist

Komiteti Hetues i Rusisë ka nisur një hetim për terrorizëm ndaj shpërthimit të sotëm në një stacion treni në qytetin e dytë më të madh rus, Shën Petersburg.

Në shpërthim u vranë 10 persona dhe u lënduan 37 të tjerë. Një mjet tjetër shpërthyes u gjend dhe u çaktivizua po në të njëjtin qytet. Zëdhënësja e Komitetit Hetues, Svetlana Petrenko, ka thënë se shpërthimi është akt terrorist, por se teori të tjera rreth shkaktarit të shpërthimit janë duke u hetuar po ashtu. Ndërkohë janë shpallur tri ditë zie duke nisur nga nesër në Shën Petersburg.