Sulmi në Rusi, akt terrorist
Prill 03, 2017 16:40 Europe/Tirane
Komiteti Hetues i Rusisë ka nisur një hetim për terrorizëm ndaj shpërthimit të sotëm në një stacion treni në qytetin e dytë më të madh rus, Shën Petersburg.
Në shpërthim u vranë 12 persona dhe u lënduan 57 të tjerë. Një mjet tjetër shpërthyes u gjend dhe u çaktivizua po në të njëjtin qytet. Zëdhënësja e Komitetit Hetues, Svetlana Petrenko, ka thënë se shpërthimi është akt terrorist, por se teori të tjera rreth shkaktarit të shpërthimit janë duke u hetuar po ashtu. Ndërkohë janë shpallur tri ditë zie duke nisur nga nesër në Shën Petersburg.
Tags