Doja të vrisja Papa Françeskun!
Prill 04, 2017 08:06 Europe/Tirane
Një i ri 17 vjeçar amerikan nga Nju Xhersi ka pohuar se në vitin 2015 gjatë vizitës së Papa Françeskut në SHBA është përpjekur të vrasë liderin e katolikëve të botës.
Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi sot se 17 vjeçari Santos Kolon ka pranuar se duke paguar një snajper dhe duke vendosur lëndë eksplozive është përpjekur të vrasë Papa Françeskun gjatë vizitës së tij në Filadelfia. Ky i ri amerikan i cili kishte paguar një agjent sekret të FBI për këtë vrasje, por u arrestua disa ditë para vizitës së Papa Françeskut. Dëshmitë tregojnë se Santos Kolon ka qenë i ndikuar nga idetë e grupeve terroriste dhe në bazë të ligjit amerikan mund të dënohet me 15 vjet burgim.
Tags