Trump i shpreh ngushëllime Putinit
Prill 04, 2017 03:37 Europe/Tirane
Presidenti i SHBA i ka telefonuar homologut të tij rus të cilit i shprehu ngushëllime për viktimat e sulmit terrorist në Shën Petersburg.
Siç njofton agjencia e lajmeve Mehr, Donald Trump në një bisedë telefonike me Vladimir Putin, shprehu ngushëllime për të afërmit e viktimave të shpërthimit terrorist në metronë e Shën Petersburgut dhe kërkoi impenjim më të madh në luftën kundër terrorizmit. Si pasojë e shpërthimit të djeshëm në metronë e Shën Petersburgut, 11 persona humbën jetën dhe 50 të tjerë u plagosen. Trump në bisedë me Putinin shprehu përkrahjen e plotë të Uashingtonit për një përgjigje të ashpër ndaj autorëve të këtij sulmi terrorist.
Tags