Sulmi kimik në Idlib, shpërthim i depos së terroristëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48352-sulmi_kimik_në_idlib_shpërthim_i_depos_së_terroristëve
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar ngjaje e Idlibit ka ndodhur si pasojë e shpërthimit në një depo të lëndëve kimike të terroristëve gjatë sulmit ajror të kryer nga ushtria e Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 05, 2017 08:54 Europe/Tirane
  • Sulmi kimik në Idlib, shpërthim i depos së terroristëve

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar ngjaje e Idlibit ka ndodhur si pasojë e shpërthimit në një depo të lëndëve kimike të terroristëve gjatë sulmit ajror të kryer nga ushtria e Sirisë.

Aviacioni luftarak sirian ka goditur depot e armatimeve me substancë toksike, deklaroi sot Ministria Ruse e Mbrojtjes, një ditë pasi është konfirmuar sulmi ajror nga ushtria siriane.  Sipas po kësaj ministrie, forcat ajrore të ushtrisë siriane kanë goditur bazat e terroristëve, depot e tyre, ku ka pasur armatim. “Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Khan Sheikun, në të cilën ndodhej depoja e armatimeve toksike ku prodhoheshin predha me përmbajtje të lëndëve kimike. Këto armë dërgoheshin në Irak dhe disa herë janë përdorur kundër popullatës civile të Irakut”, deklaron Ministria e Mbrojtjes rus. Ndërkaq bëhet e ditur se sot do të mbahet një mbledhje urgjente në OKB lidhur me këtë ngjarje. Nga sa dihet, SHBA, Franca dhe Britania e Madhe kanë ofruar një draft rezolute kundër qeverisë siriane dhe në mbështetjeve të terroristëve.