Sulmi kimik në Idlib, shpërthim i depos së terroristëve
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar ngjaje e Idlibit ka ndodhur si pasojë e shpërthimit në një depo të lëndëve kimike të terroristëve gjatë sulmit ajror të kryer nga ushtria e Sirisë.
Aviacioni luftarak sirian ka goditur depot e armatimeve me substancë toksike, deklaroi sot Ministria Ruse e Mbrojtjes, një ditë pasi është konfirmuar sulmi ajror nga ushtria siriane. Sipas po kësaj ministrie, forcat ajrore të ushtrisë siriane kanë goditur bazat e terroristëve, depot e tyre, ku ka pasur armatim. “Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Khan Sheikun, në të cilën ndodhej depoja e armatimeve toksike ku prodhoheshin predha me përmbajtje të lëndëve kimike. Këto armë dërgoheshin në Irak dhe disa herë janë përdorur kundër popullatës civile të Irakut”, deklaron Ministria e Mbrojtjes rus. Ndërkaq bëhet e ditur se sot do të mbahet një mbledhje urgjente në OKB lidhur me këtë ngjarje. Nga sa dihet, SHBA, Franca dhe Britania e Madhe kanë ofruar një draft rezolute kundër qeverisë siriane dhe në mbështetjeve të terroristëve.