Rusi: Dy sulme e një eksplodim, policë të vrarë
Prill 06, 2017 08:49 Europe/Tirane
Dy policë të vrarë nga dy sulme të kryera në qytetin Astrahan dhe një person u plagos nga një mjet shpërthyes, pranë një shkolle në Don.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se sipas informative më të reja, i lënduari është një i pastrehë e jo një punëtorë, sikurse kanë informuar mediat ruse më herët. I pastrehu gjeti një pako në një rrugicë dhe deshi ta vërtetonte se çfarë kishte në të, ndërkohë mjeti shpërtheu ku shkaktoi lëndime të rënda trupore. Ndërkaq në qytetin Astrahan në Rusinë Jugore, dy policë të gardës kombëtare ruse. janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur nga disa persona të panjohur.
Tags