PE: Miratohet liberalizimi i vizave për shtetasit e Ukrainës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48424-pe_miratohet_liberalizimi_i_vizave_për_shtetasit_e_ukrainës
Parlamenti Evropian e ka miratuar liberalizimin e vizave për shtetasit e Ukrainës. Në votimin e sotëm për këtë masë ishin 521 ligjvënës evropianë, 75 ishin kundër, ndërsa 365 të tjerë abstenuan. Q
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 06, 2017 10:13 Europe/Tirane
  • PE: Miratohet liberalizimi i vizave për shtetasit e Ukrainës

Parlamenti Evropian e ka miratuar liberalizimin e vizave për shtetasit e Ukrainës. Në votimin e sotëm për këtë masë ishin 521 ligjvënës evropianë, 75 ishin kundër, ndërsa 365 të tjerë abstenuan. Q

ë kjo masë të bëhet e plotfuqishme nevojitet që edhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian ta miratojnë atë. Ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së pritet që këtë marrëveshje ta miratojnë në mbledhjen e 26 prillit në Bruksel, derisa burime të BE-së i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ministrat e shteteve anëtare të BE-së, pastaj më 11 maj, do ta vërtetojnë vendimin e ambasadorëve. Diplomatët thanë se presin që regjimi i udhëtimit pa viza për shtetasit e Ukrainës do të bëhet i plotfuqishëm në mes të muajit qershor.