Shpërthim tjetër në Shën Petersburg
Prill 06, 2017 15:28 Europe/Tirane
Raporte të ardhura nga pjesa lindore e Shën Petersburgut kanë treguar për një shpërthim të një pallati, shkruajnë mediat e huaja.
Po sipas tyre, , fotot e publikuara në rrjetet sociale pretendohet se tregojnë anën e dëmtuar të një ndërtese 16 katëshe dhe mbeturinat e shpërndara rreth saj.Shërbimet e shpëtimit thonë se kanë evakuuar banorët e ndërtesës dhe janë duke pritur hetimin e situatës.Dëshmitarët kanë raportuar se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm para se një mur anësor të rrëzohej nga ndërtesa. Mediat ruse citojnë një zyrtar komunal i cili ka thënë se incidenti kishte të bënte me ndërtimi dhe se nuk ka pasur ndonjë viktimë.
Tags