Grupi bask ETA, do të çarmatoset të shtunën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48482-grupi_bask_eta_do_të_çarmatoset_të_shtunën
Grupi separatist bask ETA, do të çarmatoset plotësisht ditën e shtunë, kanë pranuar liderët e saj.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 07, 2017 07:38 Europe/Tirane
  • Grupi bask ETA, do të çarmatoset të shtunën

Grupi separatist bask ETA, do të çarmatoset plotësisht ditën e shtunë, kanë pranuar liderët e saj.

Në një letër dërguar gazetarëve, drejtuesit e grupimit pranuan se armatimet e fundit të tyre do të dorëzohen ditën e shtunë në Bayonne dhe se më pas grupimi do të operojë si pjesë e shoqërisë civile, për të arritur "paqen dhe lirinë për vendin".Grupi bask ETA, u themelua më 1959, nën regjimin represiv të Gjeneralit Franko dhe luftoi për të krijuar një komb sovran në veri të Spanjës dhe jug të Francës dhe ky grupim është përgjegjës për më shumë se 800 vdekje.Bombardimet, vrajset dhe zhvatjet, ishin metodat me të cilat operonte ky grupim prej vitesh.Ende nuk është e qartë pse ky grupim vendosi të dorëzojë armatimet e fundit, por mediat spanjolle spekulojnë se grupimi ishte dobësuar shumë, pas bastisjeve të vazhdueshme të policisë.