Sekretari amerikan i shtetit akuzon Rusinë në lidhje me Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48486-sekretari_amerikan_i_shtetit_akuzon_rusinë_në_lidhje_me_sirinë
Sekretari amerikan i shtetit akuzoi Rusinë për moskryerjen e përgjegjësive të saj në Siri.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 07, 2017 12:37 Europe/Tirane
  • Sekretari amerikan i shtetit akuzon Rusinë në lidhje me Sirinë

Sekretari amerikan i shtetit akuzoi Rusinë për moskryerjen e përgjegjësive të saj në Siri.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Rex Tillerson, shefi i DASH, deklaroi se  autoritetet amerikane paraprakisht kanë informuar Rusinë në lidhje me sulmin raketor në Siri në mënyrë që të mos goditen ushtarët rus në bazat ushtarake të Sirisë. Jeff Davis, zëdhënësi e Pentagonit, gjithashtu ka deklaruar se ky vend nëpërmjet një linje speciale komunikuese, ka informuar Rusinë për një sulm të afërt raketor. Ndërkohë, Rusia ka deklaruar se sulmi raketor i Amerikës në Siri do të dobësojë përpjekjet për luftën kundër terrorizmit në Siri dhe ka kërkuar mbledhjen e jashtëzakonshme të KS të OKB në lidhje me këtë çështje.