Putin: Sulmet e SHBA në Siri agresion. U shkelën ligjet ndërkombëtare
Prill 07, 2017 08:20 Europe/Tirane
Presidenti Vladimir Putin i quan sulmet e SHBA-së ndaj Sirisë si një agresion ndaj një kombi sovran” bën të ditur Dmitry Peskov zëdhënësi i Presidentit.
Më tej ai nënvizoi se presidenti beson se sulmet dhunojnë ligjet ndërkombëtare dhe po kryhen me një pretekst të shpikur
Peskov gjithashtu këmbëngul se: “Ushtria siriane nuk ka armë kimike” duke thënë se kjo “është vëzhguar dhe konfirmuar nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, një njësi speciale e OKB-së”
Putin i sheh sulmet raketore në Siri si një përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga viktimat civile në Irak, shtoi Peskov.
“Ky hap do të thotë dëme të mëdha të marrëdhënieve Rusi-SHBA që tashmë janë në gjendje të mjerueshme” tha Peskov.
Tags