Putin: Sulmet e SHBA në Siri agresion. U shkelën ligjet ndërkombëtare
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48490-putin_sulmet_e_shba_në_siri_agresion._u_shkelën_ligjet_ndërkombëtare
Presidenti Vladimir Putin i quan sulmet e SHBA-së ndaj Sirisë si një agresion ndaj një kombi sovran” bën të ditur Dmitry Peskov zëdhënësi i Presidentit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 07, 2017 08:20 Europe/Tirane
  • Putin: Sulmet e SHBA në Siri agresion. U shkelën ligjet ndërkombëtare

Presidenti Vladimir Putin i quan sulmet e SHBA-së ndaj Sirisë si një agresion ndaj një kombi sovran” bën të ditur Dmitry Peskov zëdhënësi i Presidentit.

Më tej ai nënvizoi se presidenti beson se sulmet dhunojnë ligjet ndërkombëtare dhe po kryhen me një pretekst të shpikur

Peskov gjithashtu këmbëngul se: “Ushtria siriane nuk ka armë kimike” duke thënë se kjo “është vëzhguar dhe konfirmuar nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, një njësi speciale e OKB-së”

Putin i sheh sulmet raketore në Siri si një përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga viktimat civile në Irak, shtoi Peskov.

“Ky hap do të thotë dëme të mëdha të marrëdhënieve Rusi-SHBA që tashmë janë në gjendje të mjerueshme” tha Peskov.