Reagimi i Kinës ndaj sulmeve të Amerikës në Siri
Prill 07, 2017 12:34 Europe/Tirane
Kina duke reaguar ndaj sulmeve raketore të Amerikës në Siri, ka kërkuar zgjidhjen e krizës siriane nëpërmjet rrugëve diplomatike.
Sipas kanalit televiziv libanez Al Mejadin, Ministria e jashtme e Kinës të premten ka theksuar se Pekini respekton qeverinë e presidentit sirian Bashar Asad dhe ka shtuar se për fati e tij duhet të vendos populli sirian. Qeveria kineze po ashtu ka kërkuar ndaljen e katastrofës në Siri. Disa orë pasi Këshilli i Sigurimit të OKB nuk arriti kurrfarë rezultati në lidhje me sulmin kimik në Siri, Donald Trump, presidenti i Amerikës, ka dhënë urdhër për sulme raketore kundër bazës ushtarake në provincën Idlib të Sirisë.
Tags