Grekët, në radhë për pagesën me këste të energjisë elektrike
Në radhët e gjata pranë pikave ku kryen pagesat e energjisë elektrike në Greqi, gjen tashmë çdo ditë e më shumë qytetarë që duan të paguajnë me këste për arsye të pamundësisë ekonomike.
Sipas satistikave të fundit, 40% e grekëve nuk mund të paguajnë energjinë elektrike dhe vonojnë pagesat, pasi janë gjunjëzuar nga kriza. Lajmi tashmë publikohet edhe në mediet e huaja, me titullin “Shekulli i errësirës së Greqisë”.“Siç e shihni, kemi vënë disa llamba me të cilat gati po verbohemi, pesë vatëshe ose dy vatëshe. Ndezim dushin vetëm 5 minuta sa të vaket uji, në mënyrë që të mos rritet llogaria e energjisë”, tha Kostas Argyros.Më shumë se 625 mijë persona apo subjekte që nuk kanë shlyer llogarinë me vlerë prej 1.3 mld eurosh kanë përfituar nga lehtësimi që ka krijuar kompania shtetërore e energjisë, për të paguar me këste detyrimet, ndërsa mijëra të tjerë presin të përfitojnë, por tashmë shuma totale që grekët i detyrohen këtij shërbimi shkon në 2.6 mld euro.