Grekët, në radhë për pagesën me këste të energjisë elektrike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48520-grekët_në_radhë_për_pagesën_me_këste_të_energjisë_elektrike
Në radhët e gjata pranë pikave ku kryen pagesat e energjisë elektrike në Greqi, gjen tashmë çdo ditë e më shumë qytetarë që duan të paguajnë me këste për arsye të pamundësisë ekonomike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 07, 2017 12:48 Europe/Tirane
  • Grekët, në radhë për pagesën me këste të energjisë elektrike

Në radhët e gjata pranë pikave ku kryen pagesat e energjisë elektrike në Greqi, gjen tashmë çdo ditë e më shumë qytetarë që duan të paguajnë me këste për arsye të pamundësisë ekonomike.

Sipas satistikave të fundit, 40% e grekëve nuk mund të paguajnë energjinë elektrike dhe vonojnë pagesat, pasi janë gjunjëzuar nga kriza. Lajmi tashmë publikohet edhe në mediet e huaja, me titullin “Shekulli i errësirës së Greqisë”.“Siç e shihni, kemi vënë disa llamba me të cilat gati po verbohemi, pesë vatëshe ose dy vatëshe. Ndezim dushin vetëm 5 minuta sa të vaket uji, në mënyrë që të mos rritet llogaria e energjisë”, tha Kostas Argyros.Më shumë se 625 mijë persona apo subjekte që nuk kanë shlyer llogarinë me vlerë prej 1.3 mld eurosh kanë përfituar nga lehtësimi që ka krijuar kompania shtetërore e energjisë, për të paguar me këste detyrimet, ndërsa mijëra të tjerë presin të përfitojnë, por tashmë shuma totale që grekët i detyrohen këtij shërbimi shkon në 2.6 mld euro.