Pse Trump dha urdhër për sulm në Siri?
Prill 08, 2017 03:40 Europe/Tirane
Ekzistojnë indikacione se motivet e mundshme që kanë shtyrë presidentin amerikan për të lëshuar urdhrin për sulm në Siri dëshmojnë se SHBA njëherë përnjëherë ka ndaluar sulmet.
- Incidenti i dyshimtë në Khan Shejkhun ka ndodhur në kulmin e tensioneve të brendshme në Amerikë dhe fillimit të hetimeve në lidhje me marrëdhëniet e Trump dhe Rusisë. Sipas një anëtari të Kongresit, nëse hetimet vazhdojnë, ato mund të çojnë në arrestimin e Trump. Trump si brenda po ashtu edhe jashtë vendit, njihet si një kukull e Putinit dhe masat e ndërmarra deri më tani nga ai dëshmojnë për shkelje të interesave kombëtare të SHBA.
- Në periudhën prej tre muajsh kur Trump filloi punën si president, pothuajse të gjitha propozimet e tij kanë dështuar, siç janë ndalimi i emigrantëve, shfuqizimi dhe zëvendësimi i planit të kujdesit shëndetësore i njohur si Obamacare dhe plani i reformave të taksave. Por siç pritej, një veprim ushtarak do të mundte bile edhe shumicën e senatorëve demokratë për herë të parë të bënte përkrahës të tij.
- Popullariteti i Trump deri më tani ka arritur nivelin më të ulët në mesin e presidentëve të papëlqyeshëm të sapoardhur në presidencë gjatë historisë amerikane. Trump nuk është presidenti i parë amerikan i cili përpiqet përmes një veprimi ushtarak të bashkojë amerikanët.
- Sipas raporteve të mediave të lidhura me neo-konservatorët, Trump premtoi miratimin e politikave të ndryshme nga Obama, të qëndrojë fuqishëm kundër grupeve ekstremiste dhe të ndihmojë Izraelin, por ai është nën presion për të ndryshuar politikën e jashtme të tij. Sulmi i djeshëm është mirëpritur gjerësisht nga të gjithë.
Në të njëjtën kohë, ekzistojnë dëshmi që tregojnë se veprimi ushtarak i Trump nuk do të zgjasë, të paktën tani për tani:
- Edhe pse një veprim ushtarak mund të fuqizojë Trumpin, por ai e di se me slogane anti-luftë ka ardhur në pushtet dhe një veprim i zgjatur ushtarak do të mund të jetë kundërproduktiv dhe të ndikojë negativisht në popullaritetin e tij.
- Zyrtarët e Pentagonit kanë deklaruar se Rusia është njoftuar disa orë para sulmit raketor ndaj bazës ajrore të ushtrisë siriane. Rusia po ashtu e ka njoftuar Sirinë për një gjë të këtillë. Kjo çështje u bë shkak që shumica e pajisjeve të rëndësishme të bazës ajrore të largohej nga kjo bazë dhe të mos ketë dëme të shumta. Informimi i Trump për Putinin dëshmon se përplasja e Amerikës me Rusinë dhe futja në një luftë direkte midis dy superfuqive është e frikshme për Trump.
- Sekretari i DASH Rex Tillerson para se të fillojë sulmi foli për nevojën e një zgjidhje politike në Siri. Një zyrtar i Pentagonit gjithashtu tha për mediat se sulmi nuk do të ndryshojë politikën e Amerikës në Siri.
- Derisa të gjithë aleatët e Amerikës e kanë mbështetur sulmin reaktor në Siri, përveç Turqisë dhe Arabisë Saudite, të cilatkanë thënë se do t'a përkrahin një sulm që do të sillte rezultate dhe kanë thënë se zgjidhja e krizës në Siri nuk ka zgjidhje ushtarake. Luftërat në Irak, Afganistan dhe Libi janë bërë shkak që njëherë përnjëherë sulmi ushtarak në Siri të mos ketë të njëjtën përkrahje ndërkombëtare sikur në këto luftëra.
Tags