Lavrov-Tillerson: Akuzat ndaj Sirisë për sulme kimike të pabaza
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48604-lavrov_tillerson_akuzat_ndaj_sirisë_për_sulme_kimike_të_pabaza
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka diskutuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit Rex Tillerson për sulmet me raketa në bazën ushtarake të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 08, 2017 17:53 Europe/Tirane
  • Lavrov-Tillerson: Akuzat ndaj Sirisë për sulme kimike të pabaza

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka diskutuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit Rex Tillerson për sulmet me raketa në bazën ushtarake të Sirisë.

Gjatë një bisede telefonike mes tyre, Lavrov i ka thënë homologut të tij amerikan se pretendimet e Uashingtonit duke akuzuar ushtrinë siriane se ka përdorur armë kimike në Idlib janë të pasakta dhe jo bindëse. Një hetim i plotë dhe i paanshëm duhet të nisë pas sulmit të pretenduar me armë kimike, për të cilat SHBA thotë se ishte dhe arsyeja e sulmit me raketa, i tha Lavrov zyrtarit amerikan. Pas bisedës së tyre telefonike, të dy zyrtarët ranë dakord për të vazhduar diskutimin e çështjes së Sirisë gjatë një takimi të planifikuar, ka thënë ministria e Jashtme e Rusisë.