21 të vdekur nga shpërthimet në Egjipt
Prill 09, 2017 15:16 Europe/Tirane
Një shpërthim i dytë është raportuar pranë një kishe në veri të Egjiptit, disa orë pas një shpërthimi tjetër ku humbën jetën 21 persona dhe 38 të tjerë mbetën të plagosur.
Media shtetërore ka raportuar se nga shpërthimi kanë mbetur disa të plagosur. Forcat egjiptiane ishin vendosur në gatishmëri në pritje të sulmeve. Pas shpërthimit të parë guvernatori Ahmad Deif tha për median shtetërore Nile News: “Ose është vendosur një bombë ose dikush ka hedhur veten në erë.”
Tags