Egjipti shpall gjendje të jashtëzakonshme
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48664-egjipti_shpall_gjendje_të_jashtëzakonshme
Presidenti i Egjiptit ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muajt e ardhshëm, pas sulmeve në dy kishat katolike ku mbetën të vrarë më shumë se 45 persona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 10, 2017 02:34 Europe/Tirane
  • Egjipti shpall gjendje të jashtëzakonshme

Presidenti i Egjiptit ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muajt e ardhshëm, pas sulmeve në dy kishat katolike ku mbetën të vrarë më shumë se 45 persona.

Abdulfetah al-Sisi më parë ka urdhëruar vendosjen e ushtrisë në të gjithë vendin. Grupi terrorist-takfirist  ISIS ka deklaruar se ishte prapa shpërthimeve në Tanta dhe Aleksandri. Seria e sulmeve në Egjipt kishte për shënjestër pakicën e krishterë në vend.