Egjipti shpall gjendje të jashtëzakonshme
Prill 10, 2017 02:34 Europe/Tirane
Presidenti i Egjiptit ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muajt e ardhshëm, pas sulmeve në dy kishat katolike ku mbetën të vrarë më shumë se 45 persona.
Abdulfetah al-Sisi më parë ka urdhëruar vendosjen e ushtrisë në të gjithë vendin. Grupi terrorist-takfirist ISIS ka deklaruar se ishte prapa shpërthimeve në Tanta dhe Aleksandri. Seria e sulmeve në Egjipt kishte për shënjestër pakicën e krishterë në vend.
Tags