Vazhdon maratona e zgjedhjeve presidenciale në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48732-vazhdon_maratona_e_zgjedhjeve_presidenciale_në_francë
Kandidati presidencial centrist në Francë, Emmanuel Macron, dhe rivalja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, janë barazuar në 25 për qind të votave të zgjedhjeve në raundin e parë, edhe pse Macron do të mposhtë Le Pen në raundin e dytë, thuhet në opinionin e anketës së Le Monde/Cevipof.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 10, 2017 16:48 Europe/Tirane
  • Vazhdon maratona e zgjedhjeve presidenciale në Francë

Kandidati presidencial centrist në Francë, Emmanuel Macron, dhe rivalja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, janë barazuar në 25 për qind të votave të zgjedhjeve në raundin e parë, edhe pse Macron do të mposhtë Le Pen në raundin e dytë, thuhet në opinionin e anketës së Le Monde/Cevipof.

Sondazhi, i cili ka anketuar 14.300 njerëz ndërmjet 31 marsit dhe 2 prillit, një nga mostrat më të mëdha në mesin e shumë hulumtimeve të rregullta, tha se Macron do të mposhtë Le Pen me 7 maj, në raundin e dytë në votim me 61 për qind ndaj 39 për qind respektivisht, raporton agjensia Reuters. Kandidati konservator, Francois Fillon, fushata e të cilit ka qenë e goditur nga akuzat se ai e ka paguar gruan e tij, djalin dhe vajzën me qindra mijëra euro të parave publike për punë minimale, do të dilte i treti në raundin e parë. Kjo do t’a eliminonte atë në atë fazë, së bashku me kandidatët e tjerë. Nga sondazhi doli se Fillon do të marrë 17.5 për qind të votave në raundin e parë, rezultat i pandryshuar nga sondazhi i fundit në mesin e marsit, ndërsa kandidati i ekstremit të majtë, Jean-Luc Melenchon ka 15 për qind, deri 3.5 pikë përpara kandidatit socialist, Benoit Hamon, që ka 10 për qind të votave. Intenca e sigurisë së votuesi u rrit ndjeshëm deri 5 pikë në krahasim me anketën e mëparshme, ku tash 64 për qind e të anketuarve janë sigurt për vendimin e tyre. Të gjithë 11 kandidatët do të përballen me njëri-tjetrin në një debat televiziv. Fitorja e Macron në zgjedhjet në Francë do të jete një sinajl shumë pozitiv për Bashkimin Evropian, i cili po kalon një krizë të paparë në historinë e tij duke qenë nën sulmin e lëvizjeve populiste. Kesaj levizje në Francë i prinë kandidatja e ekstreimt të djathtë, Le Pen, e cila është e favorizuar nga presidenti rus, Vladimir Putin. Një ish-zyrtar i kandidates së ekstremit të djathtë për zgjedhje presidenciale në Francë, Marine Le Pen, ka dalë me akuza të reja për financimin mashtrues partiak të Le Pen. Gael Nofri ka thënë se në vitin 2012, Fronti Kombëtar (FN) e kishte rekrutuar atë në ekipin e fushatës presidenciale të Le Pen-it, duke përdorur kontratë të trilluar të Parlamentit Evropian. Mesa duket kjo ishte një mënyrë për FN-në që t’i shmangej deklarimit të shpenzimeve të fushatës. FN-ja veçse është në hetime për keqpërdorim e fondeve të Parlamentit Evropian. Sidoqoftë, sondazhet sugjerojnë se Le Pen është në rrugë të mirë për ta fituar rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në muajin prill në Francë, por kandidati i qendrës Emmanuel Macron është duke fituar mbështetje dhe ka shumë mundësi që ta mposhtë Le Pen-in në balotazhin që parashikohet të mbahet në muajin maj