Macron shpalos planin e tij për luftimin e terrorizmit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48754-macron_shpalos_planin_e_tij_për_luftimin_e_terrorizmit
Kandidati i qendrës për president të Francës, Emmanuel Macron, nisi fushatën presidenciale me planet për të trajtuar terrorizmin, duke i detyruar kompanitë e internetit të nxjerrin mesazhet e koduara.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 11, 2017 03:21 Europe/Tirane
  • Macron shpalos planin e tij për luftimin e terrorizmit

Kandidati i qendrës për president të Francës, Emmanuel Macron, nisi fushatën presidenciale me planet për të trajtuar terrorizmin, duke i detyruar kompanitë e internetit të nxjerrin mesazhet e koduara.

Fushata zgjedhore nisi zyrtarisht të hënën, dy javë para rrethit të parë të votimeve. Sondazhet e opinionit parashohin që Macron dhe kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, të arrijnë në rrethin e dytë më 7 prill. Në rrethin e parë, më 23 prill, do të garojnë 11 kandidatë. Duke folur në Paris, Macron tha se dëshiron t’i detyrojë ligjërisht kompanitë e mediave sociale që t’iu japin autoriteteve qasje në mesazhet e koduara midis terroristëve të dyshuar. “Shtetet demokratike duhet të kenë qasje në përmbajtjen e shkëmbyer midis terroristëve në mediat sociale”, tha Macron. Ai tha se “nuk është më e pranueshme” që kompanitë të insistojnë në pohimet se kanë obligim kontraktual ndaj klientëve për ofrimin e komunikimit të mbrojtur. Macron tha se dëshiron diskutime të hapura me kompanitë: Google, Facebook, Apple dhe Twitter.