10 të plagosur nga zjarri në kampin e emigrantëve në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48760-10_të_plagosur_nga_zjarri_në_kampin_e_emigrantëve_në_francë
Nga një zjarr që ka shpërthyer në kampin e emigrantëve në veri të Francës janë plagosur 10 persona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 11, 2017 03:51 Europe/Tirane
  • 10 të plagosur nga zjarri në kampin e emigrantëve në Francë

Nga një zjarr që ka shpërthyer në kampin e emigrantëve në veri të Francës janë plagosur 10 persona.

Agjencia e lajmev e AFP njoftoi se nga zjarri që ka shpërthyer të hënën në kampin e emigrantëve në Grand Sent në veri të Francës ku janë strehuar 1200 emigrantë dhe shumica e tyre janë kurdë të Irakut, dhjetë persona janë plagosur. Thuhet se ky zjarre ka shpërthyer të hënën në mbrëmje dhe pas një përleshje mes dy grupeve të emigrantëve kurdë dhe afganë. Autoritetet kanë filluar përpjekjet për strehimin e emigrantëve në kampe të tjera. Sipas autoriteteve franceze, ky kamp për shkak të zjarrit është shkatërruar tërësisht dhe nuk mund të rindërtohet. Pavarësisht kërkesës së grupeve për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve nga vendet evropiane për përmirësimin e kushteve të emigrantëve, shumica e emigrantëve vazhdojnë të jetojnë në kampe të përkohshme.