Mbyllet universiteti i Soros në Hungari
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48772-mbyllet_universiteti_i_soros_në_hungari
Hungaria miratoi një ligj të ri që të mbyllet sa më shpejt universiteti i financuar nga Gorge Soros në Budapest, raporton “Reuters”.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 11, 2017 11:07 Europe/Tirane
  • Mbyllet universiteti i Soros në Hungari

Hungaria miratoi një ligj të ri që të mbyllet sa më shpejt universiteti i financuar nga Gorge Soros në Budapest, raporton “Reuters”.

Kryeministri Viktor Orban, një kritik i ashpër i organizatave të financuara nga Soros, tha javën e kaluar se Universiteti i Evropës Qendrore kishte shkelur rregulloret dhënies së diplomave. Ligji i sapo miratuar i lejon qeverisë hungareze të trajtojë mangësitë administrative të universiteteve të huaja si dhe u kërkon këtyre institucioneve arsimore në Hungari të kenë kampuse dhe të ofrojnë kurse të ngjashme në vendin e tyre të origjinës. Ministri hungarez i Çështjeve Humane Zoltan Balog, u tha ligjvënësve se organizatat e Sorosit janë organizata agjentësh. "Jemi të angazhuar për shkatërrimin  e aktiviteteve të tilla”,  u shpreh ai para disa ditësh.