Tillerson viziton Rusinë në kulmin e tensioneve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48800-tillerson_viziton_rusinë_në_kulmin_e_tensioneve
Rex Tillerson, sekretari amerikan i shtetit, të martën ka filluar vizitën e tij të parë zyrtare në Rusi pas marrjes së këtij posti në qeverinë e Amerikës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 12, 2017 08:28 Europe/Tirane
  • Tillerson viziton Rusinë në kulmin e tensioneve

Rex Tillerson, sekretari amerikan i shtetit, të martën ka filluar vizitën e tij të parë zyrtare në Rusi pas marrjes së këtij posti në qeverinë e Amerikës.

Mosmarrëveshjet mes Uashingtonit dhe Moskës në lidhje me çështjet e Sirisë dhe Ukrainës, kanë qenë temë kryesore e bisedimeve të Rex Tillerson në Moskë. Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Rex Tillerson të mërkurën do të takohet me Sergei Lavrov, ministrin e punëve të jashtme të Rusisë. Dimitri Paskev, zëdhënësi i Kremlinit, të martën ka deklaruar se nuk mund të konfirmohet akoma takimi i Tillerson me Vladimir Putin, presidentin e Rusisë. Tillerson para vizitës në Rusi ka zhvilluar një vizitë në Itali ku pretendoi se Moska duhet të rishikojë aleancën e saj me Damaskun pas sulmit të dyshuar kimik për të cilin vendet perëndimore e akuzojnë Bashar Asad, presidentin e Sirisë. Sekretari amerikan i shtetit gjithashtu deklaroi: "Rusia mes Amerikës ose Sirisë, Iranit dhe Hezbullahut të Libanit, duhet të zgjedhë njërin.