Putin: Marrëdhëniet ruso-amerikane u përkeqësuan kur Trump mori detyrën
Marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA-së janë përkeqësuar që prej marrjes së drejtimit të Shtëpisë së Bardhë në muajin janar nga ana e Donald Trump, u shpreh sot presidenti rus, Vladimir Putin në një intervistë të publikuar sot.
I pyetur nga televizioni “Mir 24” në lidhje me cilësinë e marrëdhënieve mes dy fuqive. Putin deklaroi se mund të themi se shkalla e besimit në marrëdhëniet tona të punës, kryesisht në fushën ushtarake, nuk është përmirësuar por në të kundërt është përkeqësuar. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin takoi të mërkurën sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, me të cilin biseduan për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, të cilat janë tensionuar pas zhvillimeve të fundit në Siria. Ai tha se një grup punues mund të krijohen për të përmirësuar lidhjet SHBA-Rusi dhe për të identifikuar problemet. Ai, po ashtu, tha se dy palët biseduan për mos pajtimet mbi Sirinë dhe si t’i jepet fund
luftës civile, e cila ka kapluar këtë shtet për gjashtë vjet.