Amerika shantazhon Kinën
Presidenti i Amerikës deklaroi se nëse Pekini bashkëpunon për zgjidhjen e çështjes së Koresë Veriore, Uashingtoni do të mbyllë sytë për deficitin tregtar të lartë të Amerikës përball Kinës.
Donald Trump, presidenti i Amerikës, në një intervistë me gazetën "Wall Street Journal", ka theksuar se nëse njihet zyrtarisht Kina si një faktor destruktiv valutor, kjo çështje mund të dëmtojë negociatat e zhvilluar për të kontrolluar Korenë Veriore. Donald Trump shtoi: "Nëse Pekini bashkëpunon me Uashingtonin për të kontrolluar programin bërthamor dhe raketor të Koresë Veriore, Amerika është e gatshme t'i japë privilegje më shumë Pekinit në marrëveshjet tregtare për deficitin tregtar. Trump pas publikimit të kësaj interviste, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Jens Stoltenberg, sekretarin e përgjithshëm të NATO, deklaroi se sipas mendimit të tij, Kina dëshiron të bashkëpunojë me Uashingtonin në lidhje me çështjen e Koresë Veriore.