Opozitarët protestojnë në Hungari
Prill 13, 2017 15:41 Europe/Tirane
Me mijëra opozitarë të presidentit të Hungarisë janë mbledhur në një protestë në Budapest, kryeqytetin e Hungarisë.
Kanali televiziv Euronews njofton se Budapesti është shndërruar në një arenë të protestave në të cilat marrin pjesë me mijëra njerëz duke protestuar kundër vendimit të qeverisë së këtij vendi në sektorin e arsimit të lartë, për të cilin protestuesit thonë se është marrë me qëllim të kufizimit të veprimtarisë së universiteteve të huaja në këtë vend. Këto protesta janë shtuar edhe më shumë pasi presidenti i Hungarisë ka nënshkruar ligjin për mbylljen e universitetit Soros.
Tags