Me superbombën, Amerika prishi tunelin qe vetë e kishte ndërtuar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i48950
Ish sipërmarrësi i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA(NSA) deklaroi se tuneli, të cilin Amerika e shkatërroi me bombën 10 tonëshe ishte ndërtuar me buxhetin e SHBA.
(last modified 2021-10-20T10:00:36+00:00 )
Prill 14, 2017 17:12 Europe/Tirane
  • Me superbombën, Amerika prishi tunelin qe vetë e kishte ndërtuar

Ish sipërmarrësi i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA(NSA) deklaroi se tuneli, të cilin Amerika e shkatërroi me bombën 10 tonëshe ishte ndërtuar me buxhetin e SHBA.

Agjencia e lajmeve IRNA raporton se Edward Snowden, publikuesi i dokumenteve sekrete të SHBA, duke u bazuar në një artikull të gazetës New York Times të botuar në vitin 2005, tha se Amerika ka shpenzuar 319 milionë $ për ndërtimin e këtij tuneli në Afganistan. Sipas Pentagonit,  36 pjesëtarë të ISIS mbetën të vrarë pas lëshimit të superbombës nga amerikanët. Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thanë se nuk ka pasur civilë në mesin e viktimave, pasi bomba kishte shënjestër shpella dhe tunele, vende ku strehohen terroristët.