Ndryshohet sistemi politik në Turqi, i hapet rruga Erdoganit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i49116-ndryshohet_sistemi_politik_në_turqi_i_hapet_rruga_erdoganit
Turqit kanë ndryshuar të ardhmen e tyre në referendumin historik që kthen vendin nga republikë parlamentarë në republikë presidencial.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 16, 2017 18:04 Europe/Tirane
  • Ndryshohet sistemi politik në Turqi, i hapet rruga Erdoganit

Turqit kanë ndryshuar të ardhmen e tyre në referendumin historik që kthen vendin nga republikë parlamentarë në republikë presidencial.

Me mbi 90 për qind të votave të numëruara, kampi pro ndryshimeve kushtetuese ka fituar me 52.7 për qind të votove kundrejt atij kundër me 47.3 për qind. Opozita ka akuzuar për parregullsi në proces dhe ka paralajmëruar se nuk do të pranojë rezultatin deri sat ë provohet e kundërta. Mbështetësit e Erdogan argumentojnë se presidenca ekzekutive do të modernizojë vendin, kurse kundërshtarët thonë se gjithçka bëhet me qëllim centralizimin e pushtetit në duart e Rexhep Taip Erdogan. 55 milionë njerëz votuan në 167,000 vendvotime dhe pjesëmarrja sipas mediave ka qenë e lartë, kurse mbarëvajtja jo. Tre persona humbën jetën në afërsi të një qendre votimi në krahinën juglindore të Dijarbakir. Mediat thonë se motiv ishte një mosmarrëveshje për çështje vote, por kjo krahinë me shumicë kurde ehste e trazuar prej më shumë se dy vitesh, që pas prishjes së armëpushimit në 2015. I ardhur  94 vjet pas themelimit të Turqisë moderne nga Mustafa Qemal Ataturku, referendumi është një votë historike që mund të ndikojë në marrëdhëniet me Perëndimin, në procesin e paqes me kurdët dhe dinamikën brenda shoqërisë. Rexhep Taip Erdogan ka kërcënuar se pas referendumit do të rishikojë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke lënë të kuptohet se mund të tërhiqet. Ai ka akuzuar Brukselin për zvarritje të procesit dhe padrejtësi në drejtim të popullit të tij. Presidenti turk gjithashtu ka premtuar rikthimin e dënimit më vdekje, deklaratë e cila ka shqetësuar shumë perëndimin. 47,000 njerëz janë burgosur dhe 120,000 të tjerë janë pezulluar ose shkarkuar nga puna që pas grushtit të dështuar të shtetit në korrik të 2016. Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan deklaroi pas shpalljes së rezultatit të referendumit se populli turk mori në dorë të ardhmen e vet. Ai ka përgëzuar drejtuesit e partive politike që mbështetën fushatë “Po” referendumit. Pas referendumit, Erdogan deklaroi: “Shpresoj se ky votim do të na sjell të mira. Populli, rreth 25 milionë votues kanë votuar për ‘Po’, numër ky për 1,5 milionë më shumë se të tjerët. Vota e 16 prillit ka treguar se populli ka votuar për një të ardhme më të mirë. Populli ka bërë një ndryshim të sistemit 200 vjeçar. Kjo do të jetë reforma më e madhe në histori. Shpresoj se këto rezultate do të na sjellin të mira dhe do të na sjellin vëllazëri dhe bashkim të gjithëve. Falënderoj të gjithë ata që kanë votuar që shteti turk të bëhet shtet presidencial. Tash e tutje më nuk ka përzierje mes të kompetencave të presidentit qeverisë dhe drejtësisë. Falënderoj edhe diasporën përkundër presioneve që ka përjetuar për të votuar të kundërtën. Tani kemi shumë punë përpara dhe do t’ia nisim nga nesër. Pres që nga opozita të pranoj rezultatet e dala prej popullit”. Erdogan ka pasur biseda telefonike gjatë mbrëmjen me kryeministrin dhe drejtuesin e partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Binali Yildirim si dhe me drejtuesit e dy partive të tjera të vogla mbështetëse të qeverisë.