BE i kërkon Turqisë “një konsensus më të gjerë kombëtar”
https://parstoday.ir/sq/news/world-i49134-be_i_kërkon_turqisë_një_konsensus_më_të_gjerë_kombëtar
Bashkimi Europian i kërkoi qeverisë turke që pas referendumit mbi ndryshimet kushtetuese që shton kompetencat e presidentit Erdogan, të kërkojë “një konsensus më të gjerë kombëtar”.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 17, 2017 03:16 Europe/Tirane
  • BE i kërkon Turqisë “një konsensus më të gjerë kombëtar”

Bashkimi Europian i kërkoi qeverisë turke që pas referendumit mbi ndryshimet kushtetuese që shton kompetencat e presidentit Erdogan, të kërkojë “një konsensus më të gjerë kombëtar”.

Siç raporton agjencia franceze e lajmeve AFP, kryetari i Komisionit Europian Jean Claude Juncker, Federica Mogherini, shefe e politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE dhe Johannes Hahn, komisioner për zgjerimin e BE, në një deklaratë të përbashkët shprehën shqetësimin për lëvizjen e Turqisë drejt diktaturës dhe theksuan se  BE do t’i ndjekë me shumë vëmendje reformat kushtetuese në Turqi, sepse ky vend është kandidat për anëtarësim në BE. Në këtë deklaratë, Brukseli shpreh shqetësimin për manipulimet eventuale në referendumin në Turqi, pasi opozita turke ka deklaruar se do të kontestojë rezultatin e referendumit pas manipulimeve masive të vërejtura nga përfaqësuesit e partive opozitare. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan vazhdimisht ka kritikuar mungesën e progresit në negociatat për anëtarësimin e Turqisë në BE dhe e ka cilësuar këtë union si “një klub i krishterë” që nuk pranon një shtet mysliman si Turqia.