Kërkohet vazhdimi i armëpushimit në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i49184-kërkohet_vazhdimi_i_armëpushimit_në_ukrainë
Funksionarët e Gjermanisë, Rusisë dhe Francës kanë kërkuar vazhdimin e armëpushimit në lindje të Ukrainës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 18, 2017 02:57 Europe/Tirane
  • Kërkohet vazhdimi i armëpushimit në Ukrainë

Funksionarët e Gjermanisë, Rusisë dhe Francës kanë kërkuar vazhdimin e armëpushimit në lindje të Ukrainës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Vladimir Putin, François Hollande, presidentët e Rusisë dhe të Francës dhe Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë, të hënën në mbrëmje në një bisedë telefonike me Petro Poroshenko, presidentin e Ukrainës, kanë shkëmbyer mendime në lidhje me zhvillimet në rajonet lindore të Ukrainës dhe kanë theksuar nevojën për vazhdimin e armëpushimit në këto rajone të Ukrainës. Liderët e Rusisë, Francës, Gjermanisë dhe Ukrainës gjithashtu kanë biseduar edhe në lidhje me procesin e zbatimit të marrëveshjes së Minskut dhe çështjeve të sigurisë dhe politike përkatëse dhe zgjidhjen e krizës në Ukrainë. Vlen të theksohet se marrëveshje e Minskut është nënshkruar në shkurt të vitit 2015 në takimin katërpalësh të liderëve të Rusisë, Francës, Gjermanisë dhe Ukrainës në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë dhe një prej objektivave të kësaj marrëveshje është vendosja e armëpushimit në rajonet lindore të Ukrainës në përfshira nga konflikti dhe fillimi i negociatave për paqe mesë palëve të përfshira në këtë konflikt.